Nuk sosin Skandalet e Demokratëve, sot përleshen me Gardistët

Deputetët demokratë të cilët janë përjashtuar nga sekretariati i etikës pas tensioneve të shkaktuara në seancat plenare, janë mbledhur këtë të enjte para parlamentit.
Ata kanë tentuar të futen në ambientet e parlamentit por janë ndaluar nga garda. Në momentin e ndalimit ka pasur edhe përplasje fizike mes deputetëve dhe punonjësve të gardës.
Deputeti i PD, Gazment Bardhi ka ironizuar duke thënë se edhe Rama ka nevojë për gardistë.

Pas tensioneve dhe përplasjeve para parlamentit, Bardhi tha për mediat se ka kaluar afati 10 ditor i përjashtimit. Sipas tij, plani është që të shfaqin në sytë e opinionit publik regjimin e Edi Ramës.

“Ne do tentojmë të hyjmë në respekt të mandatit. Mandatet i kemi të fituar përballë edi ramës dhe bandave të tij. Janë vota të popullit opozitar. Ne jemi këtu për ti përfaqësuar në këtë ushtrim që na i kanë dhënë qytetarët.

 

Plani jonë është të shfaqim në sytë e opinionit publik regjimin e Edi Ramës. Edhe Rama që të ushtrojë profesionin e tij ka nevojë të ruhet me gardistë. Ka më shumë forca sigurie sesa civile të administratës dhe deputetë.

Më thonë cfarë dallimi ka një regjim diktatorial nga regjimi që po flasim. A është ky një vend anëtar i NATO-s dhe kandidat për në BE? Nuk ka ndodhur kurrë”, tha Bardhi.

 

Deputeti i opozitës Dashnor Sula ka tentuar të hipë mbi punonjësit e Gardës për të hyrë në ambientet e brendshme të Kuvendit.
Ai nuk u lejua të kalonte pranë Gardës, ndërsa në sfond u dëgjua thyerja e xhamave pasi deputetët e opozitës goditën me shkelma derën e Kuvendit.
“Aq shumë të provokojnë në këtë lloj feje, sa nuk di çfarë të bësh.
Ata kërkuan që deputetët që nuk janë përjashtuar të lejohen të hyjnë në sallën e Kuvendit. “Na jep urdhrin me shkrim se nuk jam e përjashtuar”, i drejtohet Vokshi. “Ore ne nuk përjashtohemi po hape derën”, thotë Korreshi. Ndërsa ligjvënësit e PS-së hynë në Parlament nga dera e pasme e Kuvendit.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here