76 Vjet që na mungon Asdreni

Në një ditë si sot dhe pikërisht më 11 dhjetor 1947, në Bukuresht të Rumanisë, u nda nga jeta në moshën 75-vjeçare Aleksandër Stavre Drenova (Asdreni).
Ai lindi më 11 Prill 1872 në Drenovë të Korçës.

I mbetur jetim, u detyrua të braktiste shkollën e mesme dhe të mërgonte në Rumani. U aktivizua në përpjekjet e kolonisë së Bukureshtit në luftën për çlirim kombëtar dhe u bë një nga veprimtarët dhe figurat qendrore të asaj kolonie.

Autori i radhëve që këndojmë njëzëri të përbashkuar (Himnit të Flamurit), Asdreni, ka lëvruar në poezi dhe publicistikë që në fillim të shek. XX. Vjershat e para i botoi në faqet e shtypit shqiptar. Poezia e Asdrenit ndiqte traditën e Naimit e të Çajupit, lartësonte traditat liridashëse të shqiptarëve dhe të kaluarën e tyre. Asdreni ka hyrë në historinë e letërsisë shqiptare si një poet atdhetar, që me veprën e tij ndikoi për zgjimin e ndërgjegjes kombëtare e shoqërore dhe për pasurimin e poezisë shqipe me forma e mjete të reja shprehëse si në dy nga krijimet e tij më të përmendura, “Balada e bariut” dhe “Mirë se erdhe pranverë”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here