Plasin protestat në vendet Arabe, marshime masive kundër Izraelit e SHBA-ve

Mijëra njerëz marshuan në disa vende arabe në mbështetje të palestinezëve, kundër agresionit izraelit.

Protestuesit dolën në rrugë të premten në shenjë mbështetjeje për palestinezët kundër një fushate të vazhdueshme ushtarake izraelite në Rripin e Gazës.

Në Jordani, një marshim i madh u organizua në qendër të kryeqytetit Aman pas lutjeve të së premtes.

Disa protestues brohoritën: “Njerëzit duan çlirimin e Palestinës”, “Ne vdesim dhe Palestina jeton”, raportoi në internet gazeta jordaneze al-Ghad.

Mijëra njerëz ndërkohë mbajtën një protestë kundër SHBA-së pranë ambasadës amerikane në Aman, sipas al-Ghad.

Jordania, e cila mban lidhje diplomatike me Izraelin, ka një komunitet të madh palestinez.

Në Liban, dhjetëra njerëz organizuan një protestë të heshtur pranë ambasadës franceze në Bejrut, duke protestuar kundër vrasjes së civilëve në Gaza dhe duke bërë thirrje për një armëpushim.

Protestuesit vendosën shirita në gojë ku shkruhej: “Gaza armëpushim”.

Ata gjithashtu shfaqën para tyre çanta trupash që përfaqësonin civilët e vdekur në Gaza.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here