Sot grupi isopolifonik Zagoria vlerësohet me çmim të parë ne Festivalin Folklorik Tipologjik Kombëtar i ISO Polifonisë, me performancën, Kostandin dhe Dhoqina.
Shumë lotë dhe emocion. Kështu do ta përkufizonim performancën e Grupit të Zagories në Festivalin Folklorik Topologjik Kombêtar të Isopolifonisë, nëse dikush do na kërkonte ta bënim këtë me tre fjalë.
“Ata 10 -12 veta, (njëri më i mirë nga tjetri) ja dolën të na tërheqin, e të na çojnë në një tjetër epokë, përmasat e të cilës mundemi vetëm ti imagjinojmë.
Grupi zbriste me gurgullimë dhe oshëtimë, rrëkeve të maleve nga kish shkelur Kostandini, për tu ndalur në skenën e Libohovës.
Një grup kompakt, me zëra aq tē lidhur e të gërshetuar, duke shoqëruar tre violina (të denja pse jo, dhe për Sallën e Filarmonisë së Vjenës), përsëri futi një element të ri i cili ndofta ka egzistuar, por këtë radhë u duk më tepër, aktrimi.”