Lamtumirë Mirush Kabashi!

Është ndarë nga jeta mesnatën e sotme, në moshën 75-vjeçare aktori i mirënjohur, Mirush Kabashi. Lajmin e kanë bërë të ditur familjarët e tij.

Mirush Kabashi lindi më 17 prill 1948 në Shkodër dhe u rrit në Durrës. Origjina e tij është nga Gjakova. Ai ka interpretuar rreth 100 role, në teatër dhe filma. Shpesh ka qenë edhe prezantues i aktiviteteve të shumta artistike. Gjithashtu, Kabashi është cilësuar si një nga interpretuesit më të mëdhenj të poezisë në Shqipëri. Ai ka dhënë një kontribut të madh në filmografinë shqiptare. E ndërsa një pjesë të jetës së tij ia ka kushtuar edhe teatrit me rolet e tij të larmishme, ku ndër to më i veçanti ka mbetur ai i Sokratit tek “Apollogjia e fundit e Sokratit”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here