“Drejtësi për Liridonën”trazira në Prishtinë

“Drejtësi për Liridonën”; “Nuk ka paqe pa sigurinë e grave”; “Mos më vrit, unë jam bekimi i shoqërisë’, “Ky patriarkat i ka duart me gjak”; “Liri; barazi; solidaritet”; “Për gratë është çdo ditë luftë”; “Burrat vrasin gratë, shteti hesht”; “Ne nuk do të heshtim, deri në frymën e fundit do të rezistojmë”, këto ishin disa nga pankartat që protestuesit mbanin në duar, duke kërkuar drejtësi për Liridona Ademajn, e cila u vra nga bashkëshorti i saj, Naim Mursala në një plan të inskenuar.

Mendohet se gjatë protestës ka patur trazira.

Qëllimi i protestuesve është po ashtu që të ndalet dhuna ndaj grave ndërsa dhunuesit të marrin dënimin e merituar.

Kjo protestë u paralajmërua më herët sot, nga Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist, me moton “nuk ka paqe pa sigurinë e grave”, në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë.

30-vjeçarja u vra më 29 nëntor në rrugën “Dalip Alshiqi” në Prishtinë në një komplot të organizuar nga burri i saj, Naim Murseli, së bashku me bashkëpunëtorët e tij, vrasësin Granit Plava dhe Kushtrim Kokallan. Hetimet vijojnë ende për këtë çështje.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here