Seanca plenare e kësaj të hëne ka qenë e turpshme për standartin e një Parlamenti Demokratik, ku është shoqëruar me përplasje të forta mes deputetëve të Partisë Demokratike dhe efektivëve të Gardës, ndërkohë që pati dhe një tentativë për zjarrvënie.
Në përfundim të seancës bëhet me dije se në sallën e parlamentit kanë shkuar agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit të cilët anë nisur mbledhjen e provave.
Ashtu sikurse ka ndodhur dhe gjatë seancave të kaluara, deputetët e PD bllokuan me karrige foltoren e Kuvendit.
Më pas nga kamerat u kap se deputeti Flamur Noka tenton t’i vëjë zjarrin parlamentit, pasi shihet teksa ndez disa fleta dhe i vendos poshtë grumbullit me karrige.
Kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla përjashtoi deputetin demokrat dhe mbylli seancën plenare ku ligjvënësit do të flisnin për problematikat e zgjedhësve.
Ka qenë ndërhyrja e Gardës ajo e cila ka bërë të mundur shuarjen e zjarri dhe mospërhapjen e flakëve.