Kur Shën Nikolla qëlloi me grusht Ariusin

Ishte 325, koha kur perandori, Kostandini i Madh, mblodhi Koncilin e Nikes, i cili ishte dhe Koncili i parë Ekumenik në histori, ku më shumë se 30 ipeshkvinj, erdhën nga tërë anët e perandorisë dhe jo vetëm, por nga e tërë bota e Krishterë. Një nga debatet, që zuri fill në këtë Koncil, ishte dhe kundërshtia që Ariusi i bënte Trinisë së Shenjtë, duke thënë që Jezu Krishti nuk ishte i barabartë me Perëndinë.

Ndërkohë që Ariusi vazhdonte duke mbrojtur me forcë teorinë e tij, dhe duke kundërshtuar, çdo fjalë kundër tij, bëri që një prej ipeshkëve të pranishëm, që ishte Shën Nikolla, ipeshkvi i Mirës, i cili nuk mund të duronte më që të sulmohej e vërteta dhe të ngriheshin fjalë blasfemie ndaj saj, të ngrihej nga vendi i tij ,dhe duke kaluar midis ipeshkvinjve të tjerë dhe të godiste Ariusin.

Kjo shkaktoi habi dhe çudi, pasi të gjithëve ju duk e çutishme sesi një ipeshkv, mund të arrinte kontrollin, në të parin Koncil Ekumenik, dhe në sytë e vetë perandorit Kostandin.
Por, perandori Kostandini i Madh, me mirësinë dhe dashurinë e tij, tha që edhe pse ishte e paligjshme, kjo gjë duhej të vendosej nga ipeshkvinjtë e tjerë, të cilët duhet të ishin ata që duhet të përcaktonin dënimin për Shën Nikollën.

Ipeshkvit e tjerë prezent, pasi u mblodhën arritën në një vendim unanim, duke i hequr veshjen e ipeshkvit, dhe duke kërkuar burgosjen e tij deri sa të mbaronte Koncili dhe pas Koncilit, do merrej një vendim tjetër për Shën Nikollën.

Vetë shenjtori, i turpëruar nga ajo që bëri, u pendua dhe kërkoi falje, por asnjëherë nuk u lëkund në besimin e tij të Krishterë. Por gjatë natës së parë në burg, shenjtorit ju shfaq Jezu Krishti së bashku me Shën Marinë, dhe i thanë duke e pyetur: Pse je në burg? Shën Nikolla i përgjigjet duke thënë: Për shkak të dashurisë sime për ty. Më pas Krishti, i jep shenjtorit Ungjinjtë dhe Shën Maria i jep një veshje ipeshkvi në mënyrë që shenjtori të vishej përsëri si i tillë.

Gjatë kohës së mbetur të natës, shenjtori lexoi Ungjillin. Gjatë mëngjesit, kur roja i burgut erdhi për ta kontrolluar ai u habit sepse e gjeti shenjtorin me zinxhirët e hequr dhe të veshur me rrobat e ipeshkvit, duke lexuar ende Ungjillin.

Menjëherë, roja shkoi dhe raporton dhe sapo perandori Kostandin, e merr vesh këtë, jep urdhër, që shenjtori të lirohej,dhe të rikthehej në pozicionin e tij të mëparshëm si ipeshkv i Mirës.
Koncili i Nikesë, do vazhdonte, dhe këtë herë edhe me Shën Nikollën e pranishëm, duke çuar dhe në hartimin e Kredos së Nikesë.

Referencat:

1-Andreas Cretensis, Encomium in sanctum Nicolaum, PG 97 Col 1200.

2-“Nicene Creed”. Encyclopædia Britannica.

(Përgatiti Kostandin E Luçi)

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here