Zyrtari i Ministrisë së Shëndetësisë në Gaza thotë se spitalet jane “të vërshuara nga një fluks trupash të vdekur”.
Ushtria izraelite zgjeron ofensivën e saj tokësore në Gazën jugore, ndërsa zyrtarët palestinezë thonë se më shumë se 800 njerëz janë vrarë që nga rënia e armëpushimit.
Abdul Wahab Hamed, i cili u largua nga Gaza qendrore dhe u drejtua në jug për t’u strehuar nga bombardimet izraelite, tha se situata është alarmante.
“Situata humanitare këtu në jug është e tmerrshme,” i tha Hamed Tareq Abu Azzoum të Al Jazeera në Khan Younis.
“Është mbushur me bombardime të pamëshirshme që shkaktojnë humbje të konsiderueshme jetësh dhe dëme. Ajo që shpaloset këtu në Gaza është gjenocidi. Është një spastrim etnik.”
Sulmi i vazhdueshëm i Izraelit do ta lejojë botën të dëshmojë “pasojat e luftës dhe fuqinë e pakufizuar që i është dhënë Izraelit”, tha Hamed per El Jazeera.