Një operacion antidrogë u zhvillua një ditë më parë në Spanjë, pasi hetuesit po ndiqnin një kamion që transportonte një kontenier me kokainë të kamufluar si sheqer.
3 ton kokainë janë sekuestruar nga policia spanjolle ku u arrestuan 11 anëtarë të të një rrjeti ndërkombëtar të trafikut të drogës, i përbërë nga shqiptarë, kolumbianë dhe spanjollë në Xirivella
Disa nga trafikantët u përpoqën të arratiseshin në momentin e sekuestrimit të drogës, por agjentët e antidrogës i penguan me një kordon policie.
Pasi kanë rrethuar automjetin dhe kanë vëzhguar të dyshuarit, një grup agjentësh antidrogë kanë arrestuar trafikantët pikërisht teksa po përgatiteshin të nxirrnin sasinë e kokainës nga struktura metalike e kontejnerit.
“Policia veproi shumë shpejt. Pesë ose gjashtë oficerë të veshur me jelek antiplumb hynë dhe u hodhën mbi dy nga burrat që ishin në tarracë. Një tjetër që ishte në tavolinë u ngjit me vrap shkallët për në katin e dytë, por pak pasi e zbritën me duar në pranga”, tha një dëshmitar okular për mediat spanjolle.