Aktualisht po hidhet shorti për fazën e grupeve të “EURO 2024”. Shqipëria do të mësojë pas pak kundërshtarët me të cilët do të përballet.
Deri më tani janë përcaktuar 21 skuadrat të cilat do të luajnë finalet e fazës së grupeve, të ndara në sipas vazove përkatëse, Gjermania e cila si vend organizator u kualifikua automatikisht dhe 3 ekipet të cilat do përcaktohen nëpërmjet fazës “playoff” që do të mbahet në mars 2024.
Ekipi i Silvinjos i mbylli ndeshjet kualifikuese në vendin e parë, dhe është pozicionuar në vazon e dytë, bashkë me kombëtare si: Danimarka, Hungaria, Turqia, Rumania dhe Austria, me të cilat nuk mund të përballemi në fazën e grupeve.
Në vazon e parë qëndrojnë Kombëtaret “BIG” si : Gjermania, Franca, Spanja, Anglia, Belgjika dhe Portugalia.
Në të tretën: Holanda, Skocia, Sllovenia, Sllovakia, Kroacia dhe Çekia.
Presidenti Armand Duka, trajneri Silvinjo dhe pjesëtarë të tjerë të Federatës Shqiptare të Futbollit ndodhen në Hamburg gati për të mësuar kundërshtarët në “EURO 2024”.
Presidenti Duka ka bërë një postim në rrjetet sociale, ku i uron fat kuqezinjve.
“Me trajnerin Sylvinho & stafin e FSHF në Hamburg para shortit të finaleve të Euro “Gjermani 2024”. Uroj të kemi fat dhe të bëjmë një paraqitje sa më të mirë” – Shkruan Duka.