Në Shqipëri të gjithë pronarë?! Të dytët në Europë, Europianët “me qera”

Të dhenat nga “Instituti i Statistikave” tregojnë se është rritur përqindja e familjeve që kanë statusin pronar dhe nga të dhënat duket se shifra e vitit 2021 është më e larta që nga viti 2014-të.

Janë 93.8% e familjeve të cilat kanë statusin pronar ose janë duke u bërë pronar gjatë vitit 2021, ndërkohë që në vitin 2020 kjo shifër ishte 93.7%. Pra, nga të dhënat shohim se pjesa më e madhe e banesave janë në pronësi të familjeve, ndërkohë sa i përket njësive ekonomike familjare të cilat jetojnë me qira, falas ose e kanë në përdorim banesën zënë rreth 6.2%.

Rumania dhe Shqipëria janë dy vendet e para në Europë të cilat kanë përqindjen më të lartë të personave që kanë status pronësie. Në Rumani janë 95.3% e familjeve të cilët kanë statusin pronar, ndërkohë që 4.7% rezultojnë të jenë me qira. Sllovakia, Hungaria dhe Mali i Zi ndjekin në renditje me përqindjet më të larta të pronësisë.

Pothuaj në të gjitha vendet e Europës përqindja e pronësisë është më e lartë se përqindja e familjeve të cilat jetojnë me qira. Pra, në të gjitha vendet zotërimi i një prone është më i zakonshëm, përveç Gjermanisë dhe Zvicrës. Në Zvicër janë 57.8% e familjeve të cilat jetojnë më qira dhe 42.2% kanë pronën në pronësi të tyre, ndërkohë në Gjermani janë me qira rreth 50.9% e familjeve.

Të jetosh në një shtëpi ose banesë me qira nuk ndryshon vetëm në varësi të shteteve, por gjithashtu ndryshon edhe në varësi të shkallës së urbanizimit, përkatësisht nëse jeton në një qytet apo zonë rurale. Nga ana tjetër, nëse shohim të dhënat vihet re se përqindjen më të lartë të pronësisë e kanë ato vende të cilat vijnë nga regjimet totalitare.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here