Henry Kissinger, ish-sekretari amerikan i Shtetit dhe Këshilltar i Sigurisë Kombëtare, vdiq në moshën 100-vjeçare në shtëpinë e tij në Kent, Connecticut, duke lënë pas një trashëgimi politike sa mbresëlënëse aq edhe të diskutueshme.
I lindur në qytetin bavarez të Fürth, Gjermani, në një familje hebreje me emrin Heinz, ai u bë diplomati më i rëndësishëm amerikan i shekullit të 20-të pas një ngritjeje mbresëlënëse.
Henry Kissinger erdhi në Shtetet e Bashkuara në moshën 14-vjeçare pasi nëna e tij e bindi të atin të largohej nga Gjermania e Adolf Hitlerit në vitin 1938, e cila po vuante një valë persekutimi të hebrenjve, një skenar i tmerrshëm që çoi në konsolidimin e regjimit nazist, shpërthimi i Luftës së Dytë Botërore në vitin 1939 dhe Holokausti poshtërues kundër hebrenjve.