Shefi i Kufirit në Drejtorinë e Policisë së Korçës Stilian Pasho është arrestuar ditën e sotme nga Agjencia e Mbikqyrjes Policore. Mësohet se Pasho akuzohet për shpërdorim detyre dhe është i përfshirë në trafikun e drogës. Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka deklaruar se Pasho dyshohet se është i përfshirë në trafikim të lëndëve narkotike.
“Sapo është ndaluar nga Agjencia e Mbikqyrjes Policore një Kryekomisar, me detyrë Shefi i Sektorit te Sherbimeve te Kufirit ne Drejtorine Vendore te Kufirit dhe Migracionit Korçë, i dyshuar për pëfshirje në “Trafikim të narkotikëve”. Përgëzoj Agjensinë e Mbikqyrjes Policore për dokumentimin e plotë në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës Parë të Juridiksionit Përgjithshëm Korçë,” shkruan ndër të tjera Balla.