Sot më datë 28 nëntor 2023, për herë të parë në historinë e Kosovës (Dardanisë), u mbajt Mesha e Parë Ortodokse në shqip në Komunën e Podujevës, fshati Rakinicë, dhe pikërisht në Kishën e Shën Mihaillit!
Të pranishëm në këtë ngjarje historike ishin përfaqësues të besimeve të ndryshme fetare etj.
Duke filluar që sot, kjo kishë me emrin e vjetër të saj të vendosur nga serbët “Shën Mihaill”, i ndërrohet emri me vendim të Kishës Kombëtare Shqiptare në “Kisha Imzot Fan Noli”!
Kjo datë historike e sotmja duhet të mbahet mend për shumë shekuj, sepse sot u themelua Kisha Shqiptare Kombëtare Fan Noli në Kosovë në komunën e Podujevës.
Kisha 500-vjeçare tanimë me emrin e saj “Fan Noli” nga sot kalon në juridiksionin e Kishës Ortodokse Kombëtare Shqiptare “Shën Kozmai” Elbasan.