Para 10 ditësh, “Ndraghet’a”-s iu dha PPP e pastrimit të Tiranës për 100 vite

Hetimi duhet bërë edhe për faktin, se kompania e landfilleve “Integrated Energy” me pronarë Klodian Zoton e Mirel Mëritirin, është ortake me 49% aksione në firmën “ECO Tirana” të grupit “Ndraghet’a”, që mori koncesionin e pastrimit të Tiranës deri në vitin 2124…

Ndërkohë që SHBA-BE po kërkojnë gjurmimin, zbulimin, bllokimin dhe goditjen e pastrimit të parave, pasurive e veprimtarive ekonomike-financiare të eksponentëve të krimit e grupeve mafioze,  kryetari Erion Veliaj ka forcuar e zgjeruar lidhjet me grupin “Ndraghet’a”.

Me propozim, d.m.th. me urdhër të Lali Erit e bekim të Bablokut, Këshilli Bashkiak i Tiranës me Vendim Nr. 120, datë 15 nëntor 2023, i dha kompanisë italiane “ECO Tirana”, koncesionin e pastrimit të mbetjeve të krejt territorit qytet e fshat të Bashkisë së Tiranës me afat 100 vite.

Një javë pas këtij vendimi, më 22 nëntor 2023, me fasadë gjoja binjakëzim e bashkëpunim transparent, në Tiranë erdhi krye bashkiaku i Veronës, Damiano Tommasi, por edhe krye bashkiaku i Viçencës, Giacomo Possamai, i cili nuk ka asnjë lidhje me pazarin e mbetjeve.

Sepse firma italiane “ECO Tirana”, është filial i grup-kompanive  “AGSM VERONA” e “AMIA VERONA” të grupit mafioz “Ndraghet’a” që kanë kapur për fyti Bashkinë e Veronës, duke i marrë shërbimin monopol të pastrimit të mbetjeve.

Këto kompani janë konfiskuar nga drejtësia italiane në muajin mars 2021 dhe bosët e tyre janë në arrati e në burg, për pastrim parash nëpërmjet biznesit të mbetjeve, ndërtimeve, trafikut të drogës, ushqimeve, femrave  e armëve.

Por qysh prej muajit shtator 2016, me Kontratë Nr. 27496, grupi mafioz “Ndraghet’a” ka kapur për fyti dhe Bashkinë e Tiranës, duke i marrë koncesionin për pastrim-diferencimin e mbetjeve të qendrës së Tiranës me kontratë për 84 vite, që shkon deri në vitin 2100.

Ndërsa me pazarin e ri, që u bë me bosët e grupit “Ndraghet’a” më 15 nëntor 2023, të maskuar pas firmës “ECO Tirana” dhe Kryetarit të Bashkisë së Veronës, Damiano Tommasi, iu dha koncesioni për pastrimin e gjithë territorit të Bashkisë së Tiranës  në qytete e fshatra, me afat të ri 100 vite që shkon deri në vitin 2124.

Para 10 ditësh, “Ndraghet’a”-s iu dha PPP e pastrimit

Këtë kontratë koncesionare monopol për pastrimin e mbetjeve, firma “ECO Tirana” e mafies “Ndraghet’a”, do ta fillojë në janar 2024, kur Bashkia Tiranës me kulaç e kërbaç, ka vendosur të ndërpresë kontratat e pastrimit me firmat që kanë 3 zonat e tjera të Tiranës.

Patjetër që SPAK e njeh ligjin anti-mafie dhe duhet ta hetojë këtë pazar, për dy motive penale:

 

  1. Koncesioni i nisur në vitin 2016, nga afati 84 vite që ishte, është bërë 100 vite duke nisur nga muaji janar 2024, kur ligji nuk lejon koncesione bashkiake afatgjatë, sepse ato jepen vetëm me vendim qeverie deri për 20 vite, ndërsa mbi 20 vite jepen me ligj të miratuar nga parlamenti.

2.Koncesioni i pastrimit të krejt territorit të Tiranës, i është dhënë një firme të quajtur “ECO-Tirana”, që është e vertetuar me dokumente tatimore e hetime të Drejtësisë Italiane, se është filial i grup-kompanive “AGSM VERONA” e “AMIA VERONA” të grupit mafioz “Ndraghet’a”.

Edhe një fakt: kompania e landfilleve “Integrated Energy” e Klodian Zotos dhe Mirel Mëritirit, është ortake me 49% në firmën ECO-Tirana të “Ndraghet’a”-s, të cilës para 10 ditësh, Bashkia e Tiranës i dha koncesionin monopol për pastrimin e Tiranës deri në vitin 2124./ Pamfleti

 

 

 

 

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here