Çudi e madhe!
Gazetarë që kanë që në krye të viteve 90, që kanë pushtuar ekranet televizive, “pionerët” e ndërrimit të sistemit, fytyrat e njëjta që kanë bërë shqiptarët të mbyllin televizorin e të informohen vetëm në rrjetet sociale se ia kanë sosur atë “dy pare durim”, nuk heqin dorë jo!
Së fundmi kanë filluar shfaqen edhe në ekranet e telefonave! E ç’taksirat kemi për grykësinë, egoizmin dhe dëshirën për vëmendje deri në vdekje të durojmë të njëjtat fytyra që na janë bërë si “burri i mamasë” siç thotë populli.
“Kapin trendet në ajër”, çdo ide të re, çdo konspiracion, çdo teori, e shfryjnë menjëherë si tullumbace që të mos lënë kohë të përhapet, zhvlerësojnë çdo lloj kauze, qoftë dhe atë kombëtare, se së fundmi dhe patriotizmi është bërë trendi, për tu dukur sa më rinorë e sa më të rinj!
Epo domosdo!
Duhet të reklamojnë trajtimet, ndërhyrjet estetike, dietat, veshjet, jetën sportive që kanë filluar bëjnë (në pleqni) , së pari që t’i tregojnë njëri-tjetrit, “e mo mirë isha ë”, e së dyti për t’i treguar brezit të pas 90-ës:
“PRIT NJËHERË, U BËTË JUVE! JEMI NE NJËHERË!”
Kështu shpjegohet edhe pse janë shërbëtorët më të mirë të sistemit: “Nga komplekset e rinisë, e nga dëshira e pashtershme për vëmendje deri në vdekje, me mbështetjen e ngrohtë të SISTEMIT”