Arkeologët nga Qendra Kërkimore e Evropës Juglindore për Antikitetin e Universitetit të Varshavës, që po studiojnë zonën prej vitit 2000, zbuluan mbetjet e dy ndërtesave monumentale, që mendohet se janë ndërtuar para vitit 260 të erës së re.
“Këto janë strukturat e parë të këtij lloji në zonën e Ilirisë, që mund t’i takojnë mbretit Bardhyl dhe Teuta”, thotë profesori Piotr Dyczek. “Deri tani as nuk e dinim se ekzistonin struktura të tilla”.
Bardhyli ishte mbreti Ilir i Ardianëve dhe ky është zbulimi i parë që tregon vendin se ku ai ka jetuar. Pas vdekjes së tij, pushtetin e mori mbretëresha Teuta që drejtoi Perandorinë Ilire.
Vendndodhja e ndërtesës dhe teknika e përdorur në ndërtim janë unike, krahasuar me shembuj të tjerë të arkitekturës Ilire.