Banka Kombëtare Tregtare bllokoi rrogat e qindra klientëve në fund të vitit që lamë pas me preteksin se kishin haraç për t’i paguar gangrenës së mikrokredive MCA-ADCA, me pronarë mashtruesit e skeduar Olsi Ibro dhe Arben Meskuti.
BKT i është bashkuar mafies së kredive MCA-ADCA, krerët e të cilës disa janë në kërkim, disa në arrati, disa kanë kërkuar azil dhe të tjerë sillen nëpër Tiranë duke mbledhur dorën e fundit.
Klientët e kësaj banke u sorrollatën me shpresë që të tërheqin paratë e tyre, rroga dhe kursime, por u gënjyen se nuk punonin automatët e BKT nga sulmi “Iranian”.
E vërteta ishte se u bllokuan nga “automati” me pult në dorën e Arjana Xhafa me Seyhan Pencablıgil, dy drejtorët kyç të BKT.
Një skemë mafioze funksionon perfekt brenda BKT-së, e dirigjuar nga Arjana Xhafa, e bindur e drejtorit turk Seyhan Pencablıgil, i njohur si qejfli femrash, me disa gra dhe dashnore nga Tirana deri në Stamboll.
Ish drejtoresha e Prokredit Bank, Arjana Xhafa, dirigjente dhe në aferën e Shoqërisë aksionere “Miell Tirana”, ka organizuar një skemë banditeske për të marrë “pjesën” nga mijëra klientët “e bllokuar” prej borxheve që kanë te mikrokreditë.
Klientët me llogari dhe rroga në BKT, mbahen të bllokuar pa afat me urdhër të çiftit Seyhan-Xhafa, derisa të dorëzohen dhe të paguajnë haraçin te mashtruesit Ibro-Meskuti, ose të marin kredi te MCA-ADCA.
Çifti i Seyhan Pencablıgil që shkon pas fustaneve dhe Arjana e ‘Miellit’ janë njësuar me çiftin mafioz Olsi Ibro dhe Arben Meskuti.
Arjana Xhafa e “Miellit” merr pjesën për çdo bllokim klienti, kurse Seyhan turku grabit komisionet nga llogaritë e bllokuara të qindra hallexhinjve të mbetur peng brenda BKT, pa patur mundësi të tërheqin paratë.
Fitimi i mafiozëve të BKT llogaritet me miliona vetëm në dhjetor, ndërsa klientët e bllokuar mbetën pa bukë edhe natën e Vitit të Ri.
Turku Seyhan Pencablıgil, drejtor ekzekutiv i BKT prej 22 vitesh drejton me fije të padukshme bankën pa i hyrë gjemb në këmbë.
Me dy familje, dy gra dhe një rresht dashnore, turku që la dhjetra familje shqiptare pa festuar Vitin e Ri, ndërsa shëtit me pasaportë shqiptare nëpër Evropë, duke bë qejf me paratë e vjedhura nga xhepat e shqiptarëve.
BKT është kthyer në një bunker ku nuk tërhiqen dot paratë e rrogave të klientit pa paguar haraçin te skema shqiptaro-turke Xhafa-Pencabligil.
Skandali ka edhe një dimesion cinik, pasi BKT-ja i është drejtuar Ministrisë së Drejtësisë për mendim nëse ka vepruar mirë apo keq që u ka bllokuar llogaritë shqiptarëve për llogari të mafies MCA-ADCA, në një kohë kur Ministria e Drejtësisë ka kallëzuar penalisht në prokurori MCA-ADCA-në si një rrjet mafioz zhvatës, duke listuar një numër akuzash të rënda.
marrë nga PRAPASKENA