Përfundon ndeshja Moldavi-Shqipëri me rezultatin 1-1. Shqipëria e përfundon këtë ndeshje me kualifikim të sigurtë për në Euro 2024, duke kryesuar në grupin E, e duke u ndjekur nga Cekia në vend të dytë. Autori i golit ishte Cikalleshi, i cili shënoi me penallti në minutën e 25-të, ndërsa Moldavia barazoi në minutën e 87-të. E vetmja ndeshje e mbetur tashmë për Shqipërinë, është ajo me Ishujt Faroe, por me fitore gati të sigurtë.