89 Vjet pa “Mbretëreshën e Malësorëve” Edith Durham

Në një ditë si sot dhe pikërisht më 15 Nëntor 1944 u nda nga jeta Mary Edith Durham (1963-1944), e cila ishte ishte një udhëtare, artiste, shkrimtare britanike që u bë e famshme për shkrimet e saj antropologjike rreth jetës në trojet shqiptare, në fund të shekullit të
XIX dhe fillim të shekullit të XX-të.

Pas vdekjes së të atit, Edith-it i’u desh të kujdesej me për nënën e sëmurë, prandaj në moshën 37 vjeçare, e këshilluar edhe nga doktori i saj, ajo u nis jjashtë vendit për t’u qetësuar. Me anë të detit, duke u nisur nga Anglia deri në bregun e Dalmacisë, duke udhëtuar nga Trieste në Kotor, më në fund zbarkoi në Cetinje, ish kryeqyteti i Malit të Zi. Kjo pjesë e vogël e harruar e botës do t’i lente asaj mbresa të thella për të gjithë jetën.

Për 20 vjet ajo udhëtoi dendur nëpër Ballkan duke u fokusuar më shumë në çështjen shqiptare, që atë kohë ishte një nga zonat më të izoluara e të prapambetura të Evropës. Ajo punoi gjerësisht duke pikturuar, shkruar dhe duke mbledhur artin dhe folklorin e zonave nga kaloi. Pavarësisht nga kjo, vetëm shkrimet e saj do t’i jepnin famë të madhe. Ajo shkruajti 7 libra rreth çështjeve të Ballkanit, nga të cilët High Albania (Shqipëria e Epërme) e shkruar në vitin 1909 është më e njohura dhe më e arrira. Ky libër akoma edhe sot e kësaj dite është një udhërrëfyes i mirë i kulturës dhe traditave të malësorëve të Shqipërisë Veriore.

Nga ana e tyre, shqiptarët e vlerësuan shumë znj. Edith Durham duke e pagëzuan atë me titullin “Mbretëresha e Malësoreve” (“Queen of the Highlanders)”. Asaj iu dha nga shteti shqiptar një jelek i qëndisur për ta falënderuar për lobimin ndaj qeverisë britanike në emër të qytetit të pushtuar të Korçës.
Ajo u prit mirë në Malësitë Shqiptare dhe kaloi e padëmtuar pavarësisht se ishte një femër e vetme.

Është për t’u theksuar që artikujt e saj për revistën Njeriu (Man) e bëri atë një pjesëtare të njohur të Institutit Mbretëror te Antropologjisë (The Royal Anthropological Institute), ndërsa koleksioni i saj me bizhuteri të grumbulluara në Ballkan ndodhen në Pitt Rivers Museum në Oxford (Oksford) dhe Bankfield Museum në Halifax (Heilfaks). Muzeumi Bankfield gjithashtu ka një monstër presentative rreth jetës dhe veprimtarisë së saj.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here