Në lindje të Ohrit, aty ku zë vend teatri antik

Teatri Antik gjendet në portën lindore të qytetit së Ohrit. Sipas burimeve, Amfiteatri është ndërtuar nga fundi i shekullit III ose fillimi i shekullit II para erës sonë, dhe nën ndikimin e helenizmit më vonë është ndërtuar në stilin e tij helenik. Teatri Antik ka shërbyer për paraqitjen e shfaqjeve dramatike, muzikore dhe poetike para dashamirëve të artit, por edhe për ndriçim shpirtëror.

Teatri është ndërtuar sipas arkitekturës elegante greke të ndërtimeve të njohura greke të gurit të çdo lloji, me një dekorim të pasur arkitektonik, veçanërisht të ndërtesës së teatrit e cila ka qenë e dekoruar me friz të pllakave të basorelievit në të cilat kanë qenë të gdhendura skena të jetës së zotave të atëhershëm. Në dy pllaka të tilla mermeri, të cilat sot ruhen në Muzeun e Ohrit, është paraqitur zoti Dionis në shoqërinë e muzave.

Thuhet se, disa nga qytetarët e atëhershëm më të shquar, kanë blerë ulëse të veta në Teatrin, dhe për këtë dëshmojnë emrat Krisp dhe Topos, dashamirë të mëdhenj të artit teatror, emrat e të cilëve akoma qëndrojnë të gdhendur në blloqet e gurit të ulëseve.

Në epokën romake, në vitin 148 p.e.s. Teatri për një kohë të shkurtër është përshtatur për nevojat e mënyrës romake të jetesës dhe zbavitjes dhe artit të tyre. Objekti është rirregulluar në një hapësirë teatrore, por edhe në arenë për luftime gladiatorësh, ku duket nga disa ulëse të radhëve të poshtme të

cilat janë rrënuar dhe në vendin e tyre janë ndërtuar disa kafaze për kafshët, dhe lozha me ulëset e nderit ishte rrethuar me një mur mbrojtës. Më vonë, në zonën e sipërme, të jashtme është ndërtuar një “epiteatron”, kështu që kapaciteti i Teatrit është rritur në mënyrë të konsiderueshme deri në 5.000.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here