Cili është faji i tyre?

Cili është faji i tyre?

Ajo quhet Amira dhe është shtatë vjeçe. Amira ishte duke fjetur në shtratin e saj të vogël, përqafuar kukullën e saj, kur ndërtesa në të cilën jetonte u bombardua, duke bërë që muret dhe kolonat e saj prej betoni të shemben mbi kokat e familjarëve.
Askush nuk mbijetoi. I mbijetuari i vetëm ishte kukulla e Amirës, por jo Amira. Fatkeqësisht, Amira nuk ishte e mbushur me push si kukulla e saj. Trupi i Amirës u shpërnda nën rrënoja. Kur grupet e ndihmës se shpejte u përpoqën të kërkonin të mbijetuarit midis rrënojave, ata gjetën vetëm një kukull që qante ndërsa mbante në krahë gjymtyrët e një fëmije, emri i të cilës ishte Amira.

Ai quhet Muhamed dhe është pesë vjeç. Muhamedi është strukur mes babait, nënës, vëllezërve dhe motrave të tij në një strehim nentokesor, për shkak të predhave që binin mbi ta nga të katër anët. Shpërthimet vazhdojnë, zhurma e tyre bëhet më e fortë dhe njerëzit përreth Muhamedit janë të lemerisur. Muhamedi gjithashtu ka frikë. Nëna e tij i pëshpërit: “Mos kij frikë dashuria ime. Gjithçka do të përfundojë së shpejti.”
Muhamedi, me duart që i dridhen i mbyll fort veshët për të mos dëgjuar. I mbyll sytë fort që të mos shohë. Kur t’i hapë pas pak, gjithçka do jetë zhdukur: shpërthimet, streha, njerëzit, prindërit, vëllezërit dhe motrat e tij. Edhe frika e tij u zhduk. Ajo që mbeti pas ishte vetem zëri i nënës së tij që përsëriste:”Gjithçka do të përfundojë së shpejti bir.”

Emri i tij është Jusuf. Flokët i ka kaçurrelë, të bardhë dhe të butë. Kështu e përshkroi nëna e tij teksa e kërkonte në spital. Nëna e Jusufit bërtet, lutet dhe mërmërit teksa vrapon nga një dhomë në një tjetër. “Flokët e tij janë kaçurrelë, të bardhë dhe të butë,” përshpërit ajo si të recitonte një tekst të shenjtë.
“O Zot mos ma merr” lutet. Por nëna e Jusufit nuk do ta gjejë të birin, sepse vdekja e kishte gjetur para saj dhe e kishte ulur pranë vetes duke thirrë:”Shikoni sa e bukur është trofeja ime. Flokët e tij janë kaçurrelë, të bardhë dhe të butë.”

Nuk janë njëqind fëmijë, as pesëqind, nuk janë as një mijë apo dy mijë. Janë mijëra fëmijë të vrarë deri sot në Gaza, mijëra të tjerë kanë mbetur jetimë, të plagosur, të pastrehë dhe të paralizuar.

Unë kam vetëm një pyetje: Cili është faji i tyre?

جمانة عطالله سلوم حداد – Joumana Haddad
shkrimtare dhe gazetare libaneze

(shkrim që qarkullon online)

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here