Arrestohet në Kolumbi shqiptari me nofkën “El Gringo”

Një shqiptar është arrestuar në Kolumbi nën dyshimin se merrte para nga shitja e kokainës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Siç shkruan shtypi i huaj i arrestuari është Klodian Zaimi, i njohur si “El Gringo”. Ai thuhet se kishte për detyrë t’i çonte paratë në Evropë dhe t’ia dorëzonte organizatës kriminale në Kolumbi. Policia kolumbiane ka thënë se Zaimi ishte përgjegjës për koordinimin e dërgesës së sasive të mëdha të lëndëve narkotike nga portet e Kartagjenës drejt Amerikës Qendrore dhe Shteteve të Bashkuara duke përdorur skafe. Në këtë operacion është kapur edhe një person tjetër, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur. Si ‘El Gringo’ dhe kapësi tjetër kërkohen nga një gjykatë e qarkut të SHBA-së për Distriktin Jugor të Floridës me akuzat për pastrim parash, trafik droge dhe komplot për të kryer aktivitet kriminal.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here