70 qytete në Francë protestë kundër antisemitizmit

Dhjetëra mijëra njerëz marshuan në Paris në ‘marshimin e madh kundër antisemitizmit’, në prani të kryeministres, Elisabeth Borne dhe një pjese të madhe të klasës politike franceze, duke përfshirë Kuvendin. Pas banderolës “Pour la République, contre l’antisémitisme” (Për Republikën, kundër antisemitizmit), slogani i marshimit, një det njerëzish eci nga Esplanade des Invalides, pranë Asamblesë Kombëtare, për të arritur Senati, përgjatë Bulevardit Saint-Germain. Demonstrata të ngjashme kundër antisemitizmit u mbajtën në mbi shtatëdhjetë qytete të Francës, duke përfshirë Nice, Strasburg, Rouen Brest, Lion dhe në mesin e komentuesve në Francë ka nga ata që flasin për një ” demonstratë historike”. Ndër sloganet që shihen përgjatë marshimit, ‘Faites l’amour, pas la haine’ (Bëj dashuri jo urrejtje), ‘Respekt dhe dashuri’, ‘Le të marshojmë kundër antisemitizmit’.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here