1987 – Në Tiranë, vdiq Llazar Sotir Gusho, poet – i njohur me akronimin Lasgush dhe mbiemrin Poradeci, qyteti ku kishte lindur më 27 dhjetor 1899. Lasgushi u arsimua ne Manastir, Athinë, Bukuresht. Më 1924, qeveria e Fan Nolit i dha bursë studimi për në Universitetin e Grazit në Austri, ku merr titullin doktor në Filologji. Më 1934, Lasgushi kthehet në Shqipëri dhe punon si mësues. Viti 1944 e gjen pa punë. Më 1947, Lagushi merret si perkthyes në shtëpinë botuese Naim Frashëri. Emri i tij në fushën e letërsisë fillon të dëgjohet gjithnjë e më rrallë. Ja një poezi e Poradecit, me një mbyllje të zymtë a pesimiste:
1
Dimri
Shpirti im që sot u mbyll
dhe gezimin m’a perzuri.
nëpër mal e nëpër pyll
zu dëbora prej qëkuri.
bjenë flokët një-nga-një
mi katundin e shkretuar.
dyke mardhur nënë të
dheri fjet e ri mbuluar
flet nga-dalë shpirti im,
dhe në zi pikoj si fleta,
pa më qit as pipëlim
tërëfili, tere jeta.
në kaq heshtje-e qetësi
ndjej vajtimthin e nje shpesi:
psherëtin me zë të ti
jet’ e trembur se mos vdesi…