Arrestohet në Turqi kreu shqiptar i kartelit të drogës

Dritan Rexhepi, koka e kartelit të drogës “Kompania Bello”, është arrestuar gjatë një operacioni policor në Stamboll. Trafikanti shqiptar kishte hyrë në Turqi me pasaportë false.
Ministri i Punëve të Brendshme të Turqisë, Ali Yerlikaya, tha se autoritetet turke konstatuan se Rexhepi ka hyrë në Turqi nga aeroporti i Stambollit me një pasaportë kolumbiane të regjistruar me emrin Benjamin Omar Perez Garcia.
 Ministri Yerlikaya, i cili njoftoi operacionin në llogarinë e tij në rrjetet sociale, deklaroi se policia e Stambollit arrestoi kreun e kartelit të njohur të drogës si rrjedhojë e ndarjes së informacionit me policinë italiane.
“Lufta jonë kundër trafikantëve të drogës dhe krimit të organizuar do të vazhdojë të rritet me vendosmëri,” tha ministri turk.
https://youtube.com/shorts/K2XuWh2pWcc?si=HUyy41lQH1XOLQ8F

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here