Ripostim nga Evanthi Pango
9 Maj 2018
Secili prej nesh i nis kujtimet e fëmijërisë me kohën e kaluar në kopsht, ku fillon faza e parë e socializimit, ku ndjen për herë të parë nevojën e marrëdhënieve shoqërore dhe shkeputjen nga prindërit. Fëmija fillon tëndjejë pavaresinë prej familjes dhe te ndjejë domosdoshmërine e perdorimit të aftësive personale, , si kundërpërgjigje ndaj ambientit që e rrethon. Ndonëse jo çdo fëmijë e përjeton njëlloj periudhen e qëndrimit në kopsht, njëgjëështë e sigurt, ai ambient do të ndikojë në zhvillimin e mëvonshëm të personalitetit te individit dhe nëse koha e kaluar brenda atij ambienti shoqëror ka qene problematik, në një moshë më të vonë fëmija do të ketë probleme jo vetëm tëbrendshme si ankthi, frika, probleme vetëbesimi, por edhe probleme që reflektohen në marrëdhëniet e mëvonshme sociale. Për çfarëshërbejnëkopshtet? Së pari, si një mjedis disiplinimi.
Fëmija atje mëson rregullat e para, përpos ambientit familjar, në lidhje me sjelljen, higjienen, ushqyerjen, merr njohuritë e para shkollore, si edhe mëson që keto rregulla t’I respektojë edhe në raport me të tjerët.Së dyti, mëson raportin me “tjetrin”, pra ndodh një diferencim midis “unit” dhe “tjetrit”, nga njëra anë fëmijët zhvillojnë personalitetin e tyre dhe nga ana tjetër mësojne të ambientohen në mjedisin social, duke respektuar bashkemoshatarët.Së treti, kopshtet shërbejne si zanafille sociale, pra jane “A-ja” e edukimit social dhe e zhvillimit tëshoqërisë qytetare. Por, çfarë ndodh kur detyra nga ana e kopshtit nuk kryhet sic duhet? Le të fillojmë me shëndetin.
Një mjedis I varfër higjienik, shpie në probleme shendetësore të femijëve, semundje të shpeshta, alergji që mund të shkaktohet si pasojë e lagështisë, infeksione që mund të merren si pasojë e higjinës së varfër , por njëkohesisht kopshti mund të kthehet në vatër perhapëse virusesh, si përshembull gripi. Imagjino sikur të shfaqej ndonjë lloj epidemie gripi me simptoma problematike, pasoja: do përhapej me shpejtësine e erës. Ne kuadër të shëndetit, përmendim ushqyerjen ose kequshqyerjen. Përveç një ushqimi me standarte te ulëta higjenike, kemi edhe mangesi ne vlerat nutricionale që I bën fëmijët të bien pre shpejt e sëmundjeve ose infeksioneve. Së dyti, raporti me autoritetin ndaj edukatores, në dy raste: autoritet I tepruar, I cili degjeneron nëdhune verbale, psikologjike, apo fizike, ose mungesë autoriteti, I cili e shpie kopshtin në gjendje kaosi.
Në rastin e parë, një dhunë e ushtruar në ambientin e mbyllur të kopshtit, sistematike, do ishte shkatërrimtare për personalitetin e fëmijes. Ankth, frikë, izolim social , ose në varësi të personalitetit, sjellje e dhunshme, mungesë komunikimi me të tjeret dhe me prindërit. Në rastin e dytë, një gjendje anarkike në mjedisin e kopshtit, edukatore tëçorientuara, indiferente, mungese stafi, i bëjnë fëmijët të ndihen edhe më tëçorientuar, përveç njohurive tëcunguara, i bën të kenë një mungesë të theksuar disipline dhe shpeshherë, për t’ju kunderpergjigjur ambientit të dhunshem social, bëhen edhe vetë te tille, del ne pah instikti I mbijetesës. Së treti, në kuadrin e njohurive teorike që duhet të marre fëmija në hapat e parë të edukimit te tij, në mungesë të njohurive të para, do të kishte një performance të dobët parashkollore dhe shkollore.Ndonëse, këto njohuri mund të ndihmohen të plotësohen nga prinderit, ose të fillohen menjëhere në klasen e parë, kopshti luan një rol shume te rendesishem.
SITUATA NË VENDIN TONË
Përpara se të themi a permbushen këto detyra thelbesore që duhet të ketë kopshti në edukimin e femijeve, ne Shqipëri le të paraqesim një historik të shkurter të sistemit parashkollor shqiptar.
Ardhja e demokracisë dhe rënia e sistemit komunist, çoi në ngritjen dhe lulëzimin e sektorit privat, perbri atij publik. Kjo u reflektua edhe në institucionet arsimore, qoftë parashkollor, nëntëvjeçar, te mesëm, apo të larte. Por, posaçerisht institucionet parashkollore po lulëzojne si një biznes fitimprurës, ku pronaret mendojnë vetem të shfrytezojne ambientin për përfitime personale dhe jotë ofrojnë njëmjedis edukimi. Në ligjin për arsimin parashkollor parashikohet se: “Edukimi parashkollor në Republikën e Shqipërisë është publik dhe privat. Ai përbëhet nga çerdhet dhe kopshtet.Çerdhet janë instituçione në vartësi të pushtetit vendor dhe përfshijnë fëmijë të grup moshës (0 – 3) vjeç.Kopshtet janë institucione në vartësi të MAS dhe përfshijnë fëmijë të grup moshës (3 – 6) vjec.Arsimi parashkollor nuk është i detyruar.
Ka dy lloje kopshtesh, kopshte gjithëditore dhe kopshte gjysmëditore. Kopshtet funksionojnë gjatë gjithë vitit.Proçesi mësimor edukativ në arsimin parashkollor zhvillohet mbi bazën e programeve edukative të miratuara nga MAS.Misioni i kopshtit është, që në bashkëpunim me prindërit, të realizojë edukimin dhe zhvillimin e personalitetit të fëmijëve dhe t’i parapërgatit ata për në shkollë.Në kopshtet që ndodhen në zonat e banuara nga minoritetet, proçesi edukativ dhe mësimor zhvillohet në gjuhën amtare.” Por çfarë ndodhi gjatë periudhës së tranzicionit?Sipas një raporti të vitit 2014, të Inspektoriatit Shtetëror të Arsimit, të paktën 110 subjekte private ushtronin aktivitetin e tyre pa licencë.Ndër te tjera ne raport thuhej: “Plot 110 kopshte dhe çerdhe në kryeqytet e zhvillojnë aktivitetin e tyre privat jo vetëm pa asnjëlloj leje, pa licence, por edhe jashte çdo standarti, për edukimin dhe mirërritjen e të vegjëlve. Inspektoriati shtetëror I arsimit, ka inspektuar territorin e 11 njësive bashkiake në kryeqytet ku ka zbuluar se 1452 te vegjelit qe I frekuentojne këto gjasme institucione arsimore, në të vërtetë nuk marrin asnjë lloj edukimi.”Në qershor te Vitit 2016, një ngjarje e rënde tronditi opinionin publik shqiptar, ku administratorja e një kopeshti privat ne zonen e Saukut, u filmua duke ushtruar dhune psikologjike dhe fizike, ndaj një femije tre vjeçar.
Pas arrestimit te saj, Ministria e Arsimit mobilizoi Inspektoriatin Shtetëror te Arsimit, I cili nisi aksione masive kundër informalitetit. Ministrja siguroi se do të kishte kritere më të forta për licencim, ku do të insistohej në vendosjen e kamerave të sigurise në kopshte. Ajo gjithashtu deklaroi se të dhenat e inspektimeve do të publikohen çdo javë për të bindur opinionin publik se kjo ngjarje nuk është aq e përhapur sa diskutohet dhe se të tjera si këto nuk do të ketë më gjasë të ndodhin. Ndërkohe, ne komisariatet e policisë së Tiranës, jane shtuar rastet e denoncimit të dhunës nga ana e prindërve , kundrejt kopshteve private ne te cilat fëmijët kanë qenë pjesë. Ndërgjegjësimi I denoncimit të këtyre rasteve është rritur, por cështjet penale të hapura janë shumë pak, pasi me urdhër të prokurorisë provat e paraqitura janë shumë të pakta për të nisur procedimin kundrejt kopshteve, kjo pasi shpeshherë pamjet nuk janë të paraqitura në kamera, të cilat ose nuk janë të vendosura ose janë të një cilësie shumë të dobët. Për më tepër kërkohet që shpeshherë fëmija të ketë shenja të dukshmë dhune, pasi rastet e dhunës verbale ose të goditjeve në kokë nuk faktohen.
Por, a publikohen vërtet të dhënat e inspektimeve në kopshtet private javë per javë, apo ishte një reagim si kundërpergjigje e skandalit në kopshtin “Diren”? Po kamerat e vendosura, a janë te mbikqyrura, apo vendosen thjesht formalisht? Çështja vijon të jetë e pazgjidhur dhe të drejtat e fëmijeve vijojnë te jenë te rrezikuara për sa kohë inspektimet nuk kryhen rregullisht, dhe per sa kohë të ketë mbetur qofte nje kopësht I vetem privat I palicencuar. Si do të parandalohej më mirë, përsëritja e këtyre fenomeneve të rrezikshme për jetën e fëmijeve të vegjel? A mjafton thjesht vendosja e kamerave të sigurisë?Apo duhen disa kritere të tjera themelore?Mëposhtë po I listojmë ato: Se pari, stafi pedagogjik, duhet te jete i kontrolluar përsa I perket arsimimit te edukatoreve te femijeve. Nuk mundet në asnjë mënyre, nje individ I paarsimuar ne atë fushe, apo edhe me keq, fare pa arsim te lartë, te ketë në dore edukimin e fëmijeve të vegjel.
Së dyti, stafi I edukatoreve duhet gjithashtu t’I nënshtrohet kontrolleve mjekësore e psikologjike, për të verifikuar nese kanë kualifikimin e duhur dhe qetesinë e durimin e duhur, per t’u perballur me fëmijet.Ndërkohë, duhet verifikuar a eshte I mjaftueshem numri I edukatoreve, në kopsht, aq sa të mbuloje dhe të kontrollojë, grupet e femijëve parashkollorete kopeshtit ,te cilet duhet absolutisht te kene programe te ndara. Për më tepër, duhen inspektime të njëpasnjeshme, nëlidhje me higjienën e kopshtit, e cila ka një rol thelbesor per garantimin dhe ruajtjen e shëndetit të femijeve.Secili kopesht duhet të ketë punonjesen e tij sociale, ose psikologen, e cila duhet te ndodhet aty cdo dite per te pare mbarevajtjen, kontrollimin e aftesive konjitive te femijeve , si edhe identifikimin e rasteve problematike. Kopshti duhet gjithashtu te kete, mjeken pediatre te femijeve, e cila duhet t’I kryeje vizita sistematike, ne lidhje ecurinëe gjendjes së tyre shendetesore, dhe te lajmërojë urgjentisht prindërit e femijëve, ne raste emergjence.
Shtuar ketyre, ushqimi duhet te jete absolutisht I kontrolluar nga autoriteti kombetar I ushqimit, per te siguruar nese ushqimi eshte ne perputhje me standartet e vendosura të kopshtit, nëse mundëson plotësimin e vlerave ushqimore dhe plotëson kushtet e higjienes. Së fundmi, të kontrollohet programi parashkollor I fëmijëve, I cili duhet të perfshije jo vetëm librat e didaktikes, por edhe veprimtari argëtuese shtesë, si brenda kopështit, edhe jashtë në natyrë.
Në përmbyllje të analizës, fëmija në kopsht ndjen për herë të pare, shkëputjen nga ambjenti familjar dhe përballjen me botën sociale. Vendin ku kalon pjesen më të madhe te ditës, e konsideron si një mjedis mjaft te rëndësishem në jetën e tij dhe çdo ndjesi jopozitive e përftuar prej këtij ambienti, do e shoqërojë nëperiudhen e mëvonshme jetësore, ku shpeshherëmund t’i lere gjurme të stresit posttraumatik. Për të shmangur këto problematika, kopshtet duhet të plotësojne një numër tëcaktuar standartesh si: edukatore tëkualifikuara, program edukimi në perputhshmeri me moshen e tyre, ambjent miqësor por edhe disiplinues, kushte të mira për garantimin e një shëndeti të mirë.
Ndoshta shumicen e këtyre e gjerave që ka kaluar në kopsht nuk do e kujtoje kur te rritet, por do kujtoje episode dhune, egersine e ambientit qe e rrethon, semundjet e njepasnjeshme, në rast se semurej shpesh, atë edukatoren “e keqe”, sesi mami dhe babi e “braktisnin” ne atë vendin e keq, që atij I dukej sikur e denonin. Ndoshta, edhe nuk do I kujtojë kurrë, por një gjëështë e sigurtë, do ndikojë jo vetëm në performancen e tij ne mësime, por edhe ne kultivimin e ndonje ndjenje te pandergjegjshme urrejtjeje ndaj prindërve apo shoqërisë. Le të permiresojme keto gjëra, qe me pak perkushtim nga te gjitha palët, me anen e politikave arsimore, me mbikqyrjen e pushtetit vendor, me ndihmen e mediave si edhe përkushtimin nga prindërit, mund të na ndihmojnë të prodhojmë qytetarë më të denjë në të ardhmen. Femijet janë e ardhmja!