Projektligji i qeverisë për amnistinë

Projektligji i qeverisë parashikon pushimin e ndjekjes penale për të gjitha kundravajtjet që dënohen deri në 2 vite burg. Po ashtu, ulje të dënimit me 1 vit do të përfitojnë të dënuarit burra që nuk përfitojnë nga amnistia, si dhe 1 vit e gjysmë për të dënuarat gra dhe të miturit, që po ashtu nuk përfitojnë nga amnistia.

Plot 570 të dënuar në të gjithë vendin pritet të përfitojnë lirinë e menjëhershme nga amnistia e të burgosurve. Sipas kritereve, nga aministia në burgje do të përfitojnë meshkujt e dënuar deri në 3 vite burgim dhe femrat e dënuara deri në 4 vite burgim. Për të dyja këto kategori, dënimet duhet të jenë dhënë deri më datë 30 Qershor 2023.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here