Enver Hoxha – Ndërhyrje ushtarake në Jugosllavi pas vdekjes së Titos

Gazeta kroate “Jutarnji List” ka botuar një shkrim të  historianit rus Artjom Ulunjam i njohur si ekspert për lëvizjen komuniste të shekullit XX në Ballkan që punon për Institutin Rus, i cili në tekstin e tij “Operacioni i fshehtë Shpërthimi”, shkruan se udhëheqësi komunist i Shqipërisë, Enver Hoxha, ishte përgatitur për ndërhyrje ushtarake ndaj Jugosllavisë, pas vdekjes së Josip Broz Titos, pasi do pasonte një luftë për pushtet mes  liderëve të ish republikave të Jugosllavisë, luftë nga e cila Shqipëria mund të përfitonte aneksimin e pjesëve të rajonit, me ndihmën e shumicave shqiptare që jetonin aty. Plani i plotë ushtarak i ishte prezantuar rrethit të ngushtë të bashkëpunëtorëve të Hoxhës në vitin 1977. Përmes tij planifikohej marrja e Kosovës, pjesëve të Malit të Zi dhe Maqedonisë, në të cilat shqiptarët përbëjnë shumicën,

Në arkivat ruse, ekzistojnë prova se Enver Hoxha ka qenë i përqëndruar veçanërisht te rimarrja e Kosovës, gjë që u vërtetua edhe në Samitin e Helsinkit në vitin 1975, në të cilin Shqipëria refuzoi të nënshkruante dokumentin në bazë të të cilit definoheshin kufijtë e Evropës së pasluftës. Madje citojnë Enver Hoxhën të ketë thënë se “nuk duhet kursyer asgjë për të marrë Kosovën, sepse në të ardhmen kjo do na shpërblehet”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here