Në një padi, të ngritur të premten në Gjykatën e Lartë të Nju Jorkut, një grua – e cilësuar si Jane Doe – tha se Brand “u shfaq i dehur, kishte erë alkooli dhe po mbante një shishe vodka në sheshin e xhirrimit” përpara sulmit. Brand, i cili luajti rolin titullar në “Arthur” të vitit 2011, më pas vazhdoi t’i ekspozohej ankueses dhe në sy të kastit dhe ekipit, thuhet në padi. “Sulmi seksual ndodhi më vonë po atë ditë kur unë isha në banjë. Zoti Brand hyri pas meje dhe më sulmoi, pasi një anëtar i ekipit të prodhimit ruante derën nga jashtë”, thuhet në padi. “Si rezultat i abuzimit seksual, kam vuajtur dhe vazhdoj të vuaj siklet, turp dhe frikë ekstreme.”
Kompanitë që u përfshinë në prodhim, si Warner Bros. Pictures, Warner Bros. Discovery, MBST Entertainment, BenderSpink dhe Langley Park Pictures – janë gjithashtu të emëruar si të pandehur.
Brand nuk i është përgjigjur ende padisë në lidhje me setin e filmit “Arthur”. Në shtator, ai u akuzua për “përdhunim, sulme seksuale dhe abuzim emocional” nga katër gra midis 2006 dhe 2013, pas një hetimi të përbashkët nga Sunday Times të Londrës dhe ekipi dokumentar i Channel 4 “Dispatches”. Brand paraprakisht i mohoi akuzat në një video në YouTube të titulluar “Pra, kjo po ndodh”, në të cilën ai tha se ai “hedh poshtë absolutisht” “litaninë e sulmeve të habitshme, mjaft barok”. Hetimi është ende në vazhdim.