Shumën prej të paktën 30.000 mijë dollarë në muaj i kërkohet aktorit Al Pacino t’i paguajë ish-partneres së tij Nour Alfala si ushqim për djalin e tyre pesë muajsh. Përveç kësaj shume, një gjykatës në Los Anxhelos urdhëroi Al Pacinon të paguante gjithashtu 110,000 dollarë paraprakisht përpara se të rifillonte pagesat mujore, nga të cilat 13,000 dollarë janë për një infermiere natën dhe shuma prej 15,000 dollarë është për edukimin e vogëlushit Roman.
Gjyqtari vendosi se ata do të kenë kujdestarinë e përbashkët ndërsa nëna e tij do të ketë kujdestarinë fizike parësore. Ylli i Hollivudit u bë baba për herë të katërt në qershor, pasi ka edhe tre fëmijë të tjerë nga lidhjet e tij të mëparshme, pa e kaluar asnjëherë pragun e kishës. Në maj të vitit 2023, u zbulua se Alfala ishte tetë muajshe shtatzënë dhe se të dy nuk e prisnin.