Mbreti Genc i njohur dhe si Gent ishte sovran i fisit të ardianëve me kryeqendër Shkodrën. Qeverisi në harkun kohor 192 p.e.s deri në vitin 168 p.e.s.
Ai ishte i biri i mbretit Pleurat dhe ishte i martuar me Etleuan, vajzën e mbretit Muonun të Dardanëve.
Gent përmendet në histori gjithashtu edhe për pasionin e tij për biologjinë. Rrëfehet se ai shëtiste maleve dhe pyjeve të mbretërisë dhe mblidhte bimë mjekësore. Madje, edhe në ditët e sotme, një bimë mban emrin e tij “gentiana” nga ku kemi medikamentin më të njohur sot në mjekësi “Gentamicinën”.
Emri i Mbretit tonë shkruar në gjuhën shqipe:
ΓΕΝC = GENC. Vini re shkronjën ‘C = C’, shkronjë kjo e cila vetëm në gjuhën shqipe ka po atë vlerë baraz ‘C’ Karakteristikë e njohur, e vërtetuar dhe e pranuar është se, ishin të vetmit mbreterit ilirë që në monedhat e tyre shkruanin emrin personal të tyre, pra çdo monedhë që mbart me vete emër personal është iliro – maqedone.