Biznesmeni i njohur Lulzim Kryeziu, pronar i pompave të derivateve “Shell Kosova” ka kryer aktin sublim sot pasdite në fshatin Mleqan të Malishevës. Siç raportojnë autoritetet policore në Kosovë vetëvarja ka ndodhur në një objekt biznesi familjar. Lajmi është konfirmuar edhe nga Aleanca Kosovare e Bizneseve, të cilët kanë shprehur ngushëllimet për ngjarjen tronditëse. Policia e Kosovës tha se një person i moshës madhore është gjetur i varur rreth orës 15:20 këtë të enjte.
“Sot rreth orës 15:20 kemi pranuar informatë se në fshatin Mleqan-Malishevë, viktima mashkull i moshës madhore është gjetur i varur në një objekt biznesi familjar”, tha Sheremet Elezaj, zëdhënës i policisë.
Më herët gjatë këtij viti, Kryeziu ishte dënuar me 4 muaj burgim dhe një gjobë prej 1 mijë euro për “dhunë në familje”. Ai ishte denoncuar në atë kohë në polici nga bashkëshortja dhe djali i tij, të cilët ishin shprehur se ndiheshin të rrezikuar.