Një konflikt me armë zjarri në Tiranë, ka çuar në plagosjen e një personi.
Ngjarja ka ndodhur në Bathore.
Dy persona kanë qëlluar me armë ndaj shtetasit Agim Hida i cili ka mbetur i plagosur në këmbë, e më pas është dërguar në spital.
Në vendin e ngjarjes ka shkuar policia e cila po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve.