“Etimologji: *Hebe – bijë e Diellit/ Zeus.
Hebe (Ἥϐη) Ishte, vajza e Zeusit/ Diell dhe (H)erës, ajo ishte personifikimi i Rinisë. Ajo veproi si bartëse e kupave të perëndive (megjithëse *Ganymede e zhvendosi atë kryesisht në atë funksion) dhe ishte në dispozicion për të kryer shërbime të tjera të vogla për ta, për shembull, në Iliada, ajo lau Aresin e plagosur dhe e ndihmoi Herën të përgatiste qerren e saj .
Ajo u bë gruaja e Herkulit pas ngjitjes së tij në Olimp; kjo martesë vulosi pajtimin e tij me Herën, e cila tani e pranoi atë në familjen e saj, dhe, që nga hyjnizimi i tij e liroi atë nga efektet e moshës, ishte e përshtatshme që gruaja e tij të jetë perëndeshë që përfaqësonte rininë.
Pra kush ishte kjo femër e parë lindur prej Zeusit Diell?
Duke patur parasysh se edhe në Bibël apo në Kuran pranohet se femra e parë ishte Eva apo Ava -ja, lind e drejta të bëjmë një krahasim me emërtimin “Hebe” dhe shohim se kemi të bëjmë me të njëjtin emërtim “H’ebe = EVE, AVA (Hava) – kjo si rezultat i barazvlerës midis b= v.
Dihet se në gjuhën e lashtë shqipe kemi foljen: Bâ = Dritë (Beh ; U z’beh) – vjen kjo fjalë si rezultat i emërtimit më të lashtë mbi objektin – planetin e Diellit Zeus = Bâ dhe prej aty bija e tij: A’ba > Ava; Eva femra e parë e kësaj bote simbol i Henës pjellore.
Ref: [Apollodori 2.7.7; Hesiod Theog 921-3, 950-5; Homeri Il 4.1-4, 5.720-3, 905, Od
11,601-4; Ovid Met 9.400; Pindar Nem 1.69-72]
Përgatiti, Aleksander Hasanas