Të dielën më 29 tetor në orën 03:00 akrepat kthehen 60 minuta prapa duke ju mundësuar njerëzve që të flenë një orë më shumë.
Si çdo vit në javën e fundit të tetorit do të përfundojë ora verore, akrepat e së cilës do të kthehen 60 minuta prapa dhe kjo zgjat deri në fundjavën e fundit të marsit.
Ndryshimi i orës në Europë u vendos si ligj evropian në vitin 1981. Zhvendosja e akrepave në Europën Perëndimore është vendosur në fillim të viteve ‘70-ta me shpjegimin se me këtë “zgjatet” dita, rritet produktiviteti, përmirësohet aftësimi i njerëzve dhe dita e punës bëhet më efikase.
“E diel, 29 tetor 2023, ora 03:00:00 orët kthehen 1 orë prapa në
E diel, 29 tetor 2023, në vend të kësaj, ora 02:00:00 me orën standarde lokale, Shqipëri
Lindja dhe perëndimi i diellit do të jenë rreth 1 orë më herët më 29 tetor 2023 se një ditë më parë. Në mëngjes do të ketë më shumë dritë.” (marrë nga të dhënat satelitore)