Në një ditë si sot, në Tiranë…

Në një ditë si sot dhe pikërisht më 27 tetor 1940, në Tiranë u mbajt një manifestim mbarëpopullor kundër “provokacioneve greke” në Korçë dhe në Kapshticë. Në mbrëmjen e 26 tetorit, radioja shtetërore italiane njoftoi se një bandë e armatosur greke pati sulmuar postat kufitare shqiptare me numrat 30 dhe 31, që ndodheshin në afërsi të Korçës dhe të pikës doganore të Kapshticës. Ky grup i armatosur kishte depërtuar në territorin e Shqipërisë, duke përdorur predha të artilerisë, si edhe bomba dore. Sipas komunikimit, patrullat shqiptare dhe pastaj trupat ndihmëse, i patën sprapsur agresorët, duke kapur rob 6 prej tyre, duke vrarë 2 ushtarë dhe duke plagosur 3 të tjerë. Njoftimi shtonte se atë mbrëmje patën shpërthyer tri bomba afër zyrave të komandës së trupave ushtarake italiane në Portin Eda (qytetin e Sarandës). Ndërkaq, situata në kufirin greko-shqiptar ishte e tendosur prej muajsh. Shkak për këtë qe berë synimi i Benito Mussoli-nit për të pushtuar Greqinë. Bazat e sulmit, që llogariteshin në 18 divizione, nuk do të ndodheshin në Itali, por do të stacionoheshin në Shqipëri.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here