75 Vjet që na mungon Mihal Bellkameni

Në një ditë si sot dhe pikërisht më 26 tetor 1948, ndërroi jetë Mihal Bellkameni. Atdhetar i pushkës dhe i penës. Ka marrë pjesë në luftimet kundër regjimenti turk të çetës së kushëririt të tij, Spiro Bellkamenit. Ka qenë një personalitet i shquar në rrafshin e kulturës dhe të arsimit shqiptar. Në vjetët 1914-1915 ka qenë organizator i Komitetit Shqiptar në Sofje të drejtuar prej Themistokli Gërrmenjit. Më tej, në vjetët 1917-1918, themeloi dhe dha mësim në Liceun e Korçës. Bellkameni do të angazhohej edhe në shtyp, si korrespondent dhe redaktor. Gjithashtu, është autor i disa librave me vjersha dhe proza. Bashkëngjitur, foto e Spiro dhe Mihal Bellkamenit dalë në Manastir.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here