167 Vjet Mehmet Frashëri

Në një ditë si sot dhe pikërisht më 26 tetor 1856, lindi Mehmet Frashëri, vëllai më i vogël i vëllezërve Frashëri. Mehmeti aktivizohet që në moshë të re si ndërlidhës i patriotëve shqiptarë dhe vëllezërve të tij në Stamboll, i cili për këtë aktivitet u arrestua nga policia otomane dhe u interrnua në Liban. Ishte gjithashtu kryeredaktor i gazetës “Besa” ku ilegalisht botohej në gjuhen shqipe, për çka arrestohet përsëri dhe interrnohet në Çanakala. Së bashku me disa patriotë të tjerë, Mehmeti formoj të parin Komitet për Mbrojtjen e të Drejtave Kombëtare Shqiptare në Bukuresht të Rumanisë. Kthehet në Stamboll për të parë vëllain e tij Samiun në shtartin e vdekjes, ku përsëri arrestohet nga policia otomane dhe burgoset në burgun e Samsunit (në kufi me Rusinë) deri në vitin 1910. Në vitin 1911 ai kthehet në Shqipëri dhe qe i vetmi nga vëllezërit Frashëri që arriti të gëzoj pamvarsinë e Shqipërisë, ku edhe vdiq në vitin 1918 tek shtëpia e tij në Kamëz, Tiranë. Në foto, Mithat Frashëri (majtas), Mehmet Frashëri (në mes) dhe Murat Toptani (shtrirë), në Stamboll 1899.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here