Tha se vajzat e provokojnë përdhunimin/ Ja kush është Vjollca Pustina, avokatja e Kriminelëve dhe Përdhunuesve

Kjo është Vjollca Pustina, të gjithë që i ka rënë rasti të rrinë dyerve të Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë e dinë. Avokatja e kriminelëve, që rri përgjon pas dyerve të Gjykatës që të kapë ndonjë çështje. Të gjithë klientët i ka djem, zakonisht të pushtetshëm, ose me precedentë kriminalë. Sa e sa vajza të dhunuara ka marrë në qafë, vetëm që t’u kapë ndonjë lek kriminelëve.

Zakonisht çështjet i mbron në të njëjtën mënyrë “e ka shkaktuar vet dhunën” , apo “e ka provokuar vet dhunën” , apo “e ka merituar dhunën, djali s’ka faj se ajo është k…vë”

Të njëjtën gjë ka bërë dhe me deklaratën së fundmi në media, në emisionin “Vizioni i Pasdites” ku u shpreh si më poshtë:

“Përdhunimet ndodhin rëndom ditë të premte dhe të shtunë, se vajzat e tejkalojnë pak me pijen. Kam rastisur katër herë ditëve të shtuna në urgjencën e spitalit dhe vinin vajza të reja të shpërfytyruara. Të shoqëruara që i sillnin faktikisht 3-4 djem.

Edhe vajzat duhet të jenë më të kontrolluara kur futen nëpër lokale apo shkojnë në disko nate. Se edhe meshkujt meshkuj janë,” – shtoi ajo ndër të tjera.”

Ky është sistemi i drejtësisë në Shqipëri, sistemi i përdhunuesve të femrës, dhe kjo avokate është mishërimi i sistemit të përdhunimit të femrës.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here