Kryeministri i qeverisë së parë të Palestinës ka qenë shqiptar. Këto dokumente nga Arkivi Kombëtar Britanik ekskluzivisht për Trakt.al janë korrespondencë diplomatike e Foreign Office-it dhe flasin për qeverinë e parë të Palestinës të formuar në vitin 1948. Kryeministër, siç shihet edhe në këto dokumente, ka qenë Ahmet Hilmi Pasha (1884-1963), një shqiptar i lindur në Sidon apo Saida të Libanit. Duke qenë se ishte shqiptar, arabët e quanin Ahmed Al Arnauti. Hilmi Pasha ka qenë një lloj gjeniu në financa, por edhe në politikë dhe ushtri.
Ahmet Hilmi Pasha, Kryeministri i parë i Palestinës
Në Perandorinë Otomane ka shërbyer disa herë si ministër i financave dhe si ushtarak kishte gradën e gjeneralit. Pas rënies së Perandorisë Otomane, ai shërbeu si ministër dhe këshilltar i financave në disa vende arabe dhe është themelues i bankave të para arabe. Pasi që gëzonte popullaritet të madh dhe pasi që kishte ndihmën e dinastisë shqiptare të Egjiptit, Hilmi Pasha u zgjodh kryeministër i qeverisë palestineze. Kjo qeveri, me seli në Gaza, kishte 8 ministra arabë të Palestinës, dy nga të cilët ishin të krishterë.
Qeveria e Hilmi Pashës ka funksionuar për disa vite me rradhë por u la në hije pasi askush sot nuk dëshiron të përmendet fakti se një Shqiptar ishte Kryeministri i Qeverisë së Parë të shtetit të sapothemeluar të Palestinës.