Përkujtimore/ 152 vjeç At Gjergj Fishta

At Gjergj Fishta lindi më 23 Tetor 1871, në Fishtë, Shkodër dhe sot përkujtojmë figurën e tij. Ai ka qenë frat françeskan, arsimtar, shkrimtar, përkthyes dhe po ashtu kryetar i komisionit për hartimin e alfabetit në Kongresin e Manastirit, anëtar i delegacionit të qeverisë Përmeti në Konferencën e Versajës, zëvendëskryetar i legjislativit shqiptar më 1921 si dhe përfaqësues diplomatik i shtetit shqiptar ndër disa konferenca ballkanike gjatë viteve ’30. Pas pushtimit italian u zgjodh anëtar i Akademisë së Italisë, që e priti ngrohtësisht ardhjen e “Perandorisë Romake” në Shqipëri në veprën e fundit të jetës së tij, shkrime të cilat më pas u përdorën nga regjimi fashist për qëllime propagandistike.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here