Është bërë e udhës në Shqipëri, që kompanitë e internetit të jenë shpesh me probleme, qoftë teknike, qoftë me shërbimin ndaj klientit.
Një nga këto është kompania ABISSNET, që përveç se ka shpesh probleme me kontratat dhe shërbimin ndaj klientit, ka edhe probleme teknike të vazhdueshme me “fibrat” siç i quajnë ata kabllot, pasi kjo kompani operon vetëm me fibra.
Sot, gjatë gjithë ditës, bizneseve përreth, jo vetëm familjeve, u është dëmtuar puna për shkak të problemeve teknike të Abissnet, në rrugën Zef Jubani dhe Margarita Tutulani raporton Trakt.al
Operatorët nuk japin informacion, nuk përgjigjen, dhe teknikët gjithashtu.
Kujtojmë se klienti do lajmëruar përpara, këtu as përpara, as mbrapa, u shkaktojnë dëm, dhe nuk mbajnë asnjë përgjegjësi. Ndërkohë, kontratat i zbatojnë pik për pikë.
Në ditët e sotme, të gjithë punët varen nga shërbimi i internetit.
Ndërkohë problemet teknike vazhdojnë.
export_1698079741554