101 Vjet nga varja e Shyqyri Ishmit

Më 22 Tetor 1942 në Tiranë, te Pazari i Ri u var nga fashistët italianët Shyqyri Ishmi 20 vjeç, pasi kishte tentuar të digjte liceun Italian ne Tirane. Procestverbali origjinal i Kuesturës së Tiranës për këtë ngjarje: Në orën 7, 49, para ekzekutimit u lexua dekreti ekzekutimit. Shyqyri Ishmi filloi të thotë me zë të lartë – ‘’Jam pjestar i rinisë komuniste, nuk kam frikë nga vdekja, në fund keni me i paguar te gjitha. . . . Mjaft lexuat, jepini fund. Çfarë keni me më bërë tepër se me më vdekë. Unë nuk i trembem vdekjes. . .Rinia shqiptare është si bari livadhit, i kositur len me i gjalleshëm’’. Kur hoxha u afrua me thënë lutjen ai e shtyu duke i thënë -‘’Hiqu tutje, nuk dua. Nuk është zoti që po më merr shpirtin, por fashizmi’’. Ne pyetjen që i bëri prefekti i Tiranës z. Qazim Mulleti, a kishte gjë tjetër me thënë, i dënuari filloi me sha fashizmin. . . Menjëherë u dha urdhri i ekzekutimit. Pas 7 minutash mjeku konstatoi vdekjen e tij. Trupi u la aty deri në orën 11, i rrethuar me agjentë, të cilët me vonë e dërguan në spital.8

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here