Sot u mbajt ndeshja e Superligës Partizani-Tirana, në Kryeqytet, e cila përfundoi me fitoren bindshëm të Partizanit. Ekipi I Partizanit po dominonte gjatë 90 minutave me rezultatin 1-0, ndërsa Tirana ndryshoi rezultatin në kohën shtesë, 1-1, ku u shoqërua përsëri me gol nga Partizani në shtesë.
Ishte një nga ndeshjet me interesin më të madh nga tifozët, e me më shumë bileta të shitura, mbi 10 mijë.
Partizani deri në këtë moment qëndronte në vendin e 5-të, ndërsa Tirana në vend të 3-të në renditjen e Superligës.
Pas ndeshjes së sotme Partizani kalon në vend të dytë me 14 pikë, Tirana në vend të katërt me 13 pikë.