Blegtoria, nga pikat më të forta të prodhimit vendas, po pëson humbje për shkak të importit të lartë.
Tkurrja e blegtorisë, rënia e numrit të krerëve dhe ndryshimet e vazhdueshme të skemës së kompensimit të TVSH-së kanë rritur nevojën për importe të bulmetit nga jashtë vendit.
Të dhënat e INSTAT mbi tregtinë e jashtme, gjatë vitit 2021, tregojnë se importet e bulmetit, vezëve dhe mjaltit u rritën me 27% vitin e kaluar, duke arritur vlerën totale prej 4,7 miliardë lekësh (38,8 milionë euro).
Të dhëna më të detajuara tregojnë se, importet në këtë grup udhëhiqen nga bulmeti dhe se rritja gjatë vitit 2021 është krijuar nga shtimi i importeve të qumështit nga Serbia, e cila ka ndikuar në 25% të totalit të rritjes totale.
Importet e bulmetit nga ky vend arritën në 327 milionë lekë në vitin 2021, me një rritje 251% në raport me vitin 2020.