Disa spitale në qytetin e Gazës janë bërë strehë për qindra njerëz, duke shpresuar se ata do të kurseheshin nga bombardimet pasi Izraeli urdhëroi të gjithë banorët e qytetit dhe zonave përreth të evakuoheshin në Rripin jugor të Gazës, por nuk rezultoi kështu.
Izraeli sulmoi sot spitalin al-Ahli në qytetin e Gazës, ku sipas Mbrojtjes Civile Palestineze është sulmi ajror më vdekjeprurës i Izraelit në pesë luftëra të zhvilluara që nga viti 2008.
“Masakra në Spitalin Arab al-Ahli është e paprecedentë në historinë tonë. Ndërsa ne kemi qenë dëshmitarë të tragjedive në luftërat dhe ditët e kaluara, ajo që ndodhi sonte është e barabartë me një gjenocid, “tha zëdhënësi Mahmoud Basal.
Fotot që supozohet se nga Spitali al-Ahli të shpërndara gjerësisht në video sociale tregojnë zjarrin që përfshiu ndërtesën, dëme të përhapura dhe trupa të shpërndarë nën rrënojat.
Abbas shpalli 3 ditë zie pas sulmit izraelit në spitalin e Gazës
Presidenti i Autoritetit Palestinez Mahmoud Abbas ka shpallur tre ditë zie pas bombardimeve izraelite të spitalit Arab Al-Ahli në Gaza, raporton agjencia zyrtare palestineze e lajmeve WAFA.