“Nobelisti i Paqes” që ndërmjetësoi për Kosovën, “na la”

Laureati i Nobelit për Paqe, Martti Ahtisaari, i cili shërbeu si presidenti i 10-të i Finlandës midis 1994 dhe 2000, ndërroi jetë sot në moshën 86-vjeçare, tha zyra e presidentit finlandez në një deklaratë.

Ahtisaari u nderua në mbarë botën për ndërmjetësimin e paqes në zonat e konfliktit në Kosovë, Indonezi dhe Irlandën e Veriut. Ai refuzoi të pranonte se luftërat dhe konfliktet ishin të pashmangshme.

“Paqja është çështje vullneti. Të gjitha konfliktet mund të zgjidhen dhe nuk ka justifikime për t’i lejuar ato të bëhen të përjetshme,” tha Ahtisaari kur pranoi çmimin Nobel në 2008..

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here