Ish-kryeministri Sali Berisha feston sot ditëlindjen e tij të 79- të.
Mbështetësit e tij dhe aktivistë të Partisë Demokratike kanë nisur urimet prej orëve të para të këtij 15 tetori, duke ndarë foto që kanë realizuar me të më parë dhe i urojnë jetë të gjatë. Do të mbahet mend gjatë jo vetëm për Kontributin në Partinë Demokratike, që u bë njësh me emrin e tij, por edhe për kontributin e gjatë e të qëndrueshëm në politikën shqiptare.
Ai ka lindur në 15 tetor të vitit 1944 në Viçidol të Tropojës.